Më 28 nëntor në qytetin e Gjilanit do të zbulohet shtatorja e heroit Agim Ramadanit.
Këtë e ka bërë të ditur Shkurije Ramadani, gruaja e Agim Ramadanit përmes një postimi, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka treguar se shtatorja do të jetë e vendosur në sheshin ‘Agim Ramadani’ dhe do të zbulohet në ora 11:00.
“Të dashur bashkëatdhetarë,shokë dhe bashkëluftëtarë të Agimit,miçë dhe dashamirë të lirisë së Kosovës!Jeni të ftuar përzemërsisht me rastin e zbulimit të shtatores së Agimit më 28 nëntorë nga ora11.00, në sheshin Agim Ramadani në Gjilan,mirupafshim rreth Agimit të bashkuar!”, ka shkruar ajo.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2720421148024172&set=a.426706887395621&type=3