Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se më 7 shtator, do të përurohet shtatorja e ish-presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
Kjo shtatore sipas Bulliqit është financuar nga buxheti i Komunës së Podujevës.
“Në 34-vjetorin e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, të shtunën më 7 shtator, në Podujevë do të bëjmë përurimin e shtatores së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Kjo shtatore e cila është financuar me buxhetin e Komunës së Podujevës do të vendoset në Parkun e Qytetit, afër ish-objektit të administratës komunale”, ka shkruar ai.
Bulliqi e ka qujatur Rugovën simbol të qëndresës, urtësisë dhe vizionit për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.
“Në ceremoninë e përurimit do të marrin pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë, bashkëpunëtorë të ish-Presidentit Rugova, familjarë të tij dhe qytetarë nga treva e Llapit e gjitha trevat shqiptare. Ju mirëpresim në ceremoninë solemne, këtë të shtune më 7 shtator, nga ora 13:00”, ka shkruar Bulliqi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.