×
  • Lajme
  • Lajme

    Më në fund dorëzohet Haradinaj: Taksa mund të pezullohet për disa ditë

    Reporteri
    07 Qershor 2019 | 15:58

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është kthyer në Kosovë, pas vizitës dy ditore që kishte në Gjermani.


    Në një konferencë me gazetarët, Haradinaj ka shpalosur për takimet që zhvilloi me kancelaren, Angela Merkel dhe zyrtarë të tjerë gjermanë.

    I pyetur se a është i është kërkuar heqja e taksës nga kancelarja gjermane Angela Merkel, Haradinaj konfirmoi se është diskutuar edhe kjo temë, shkruan Reporteri.net.

    Haradinaj ka thënë se me këtë temë tashmë është humbur shumë kohë dhe ka konfirmuar se taksa mund të pezullohet për disa ditë.

    “Është diskutuar, dialogu, çështja e veprimeve që kanë ndodhë, pra kundërshtimi për anëtarësim në Interpol, vendosja e taksës dhe domosdoshmëria që të gjendet një rrugë për të ecur përpara. Bindja ime është se taksa mund të suspendohet ose të hiqet në rast se një marrëveshje për njohje reciproke në kufijtë ekzistues bëhet për shkak se është humbë shumë kohë, dhe koha po na kushton”, është shprehur ndër të tjera Haradinaj.

    Ai po ashtu ka thënë se se ky takim u ka dhënë fund formulave për ndarjen e Kosovës.

    “Mendoj që takimi i lartë ose takimi i Berlinit e ka mbyllë çështjen e formulave, ndërrimit të territorit e tjerë. Kësaj here nuk ka vazhdu diskutimi për një çështje të tillë, për shkak se nuk ekziston më te një palë serioze por kuptohet se vazhdon angazhimi për gjetjen e një zgjidhje për marrëveshje me Serbinë”, është shprehur ai./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!