×
  • Lajme
  • Lajme

    Me rezolutë kërkohet nga Qeveria ta shfuqizojë vendimin për Task-Forcën antikorrupsion

    Reporteri
    13 Nëntor 2020 | 16:24

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka hapur interpelancën e Kuvendit të Kosovës të thirrur nga ky subjekt politik për raportimin e Avdullah Hotit, kryeministrit të vendit rreth shfuqizimit të Task-Forcës brenda Policisë së Kosovës.


    Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se shfuqizimi i kësaj Task-Force është sinjal që luftimi i korrupsionit nuk është prioritet dhe se tentohet të të pengohet në tërësi.

    “Ky vendim i shfuqizimit i shërben mirëmbajtjes së instaluar nga sistemi korruptiv i ushqyer nga të gjitha qeveritë para qeverisë Kurti. Transparenca është pika efikase kundër korrupsionit, si duket kjo Qeveri e ka keqkuptuar transparencën e të qenit i sinqertë”.

    Ajo ka shpalosur edhe pikat që ata i propozojnë për miratim në rezolutën e kësaj interpelance.

    ” Rezoluta për miratim përmban tre pika: 1. Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria që të shfuqizojë vendimin 06\36 për shuarjen e Task-Forcës Antikorrupsion në Policinë e Kosovës”.

    “2. Kuvendi i Kosovës kërkon nga Qeveria që të mos pengojë punën e Task-Forcës Antikorrupsion në Policinë e Kosovës”.

    “3.Kuvendi dënon çfardo presioni apo ndikim nga zyrtarët institucional ndaj Task-Forcës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!