×
  • Lajme
  • Lajme

    Më të vdekurit nga coronavirusi tash bëhet politikë, Konjufca thotë se me Avdullah Hotin do të kishte më shumë të vdekur

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 1:34

    Ministri i Jashtëm i Kosovës ka konstatuar se me një Qeveri të Avdullah Hotit do të kishte më shumë të vdekur nga coronavirusi se sa që ka tash në kohën e Albin Kurtit. Këtë deklaratë e ka bërë gjersa ka mborjtur punën e qeverisë dhe ka sulmuar kundershtarët. Në Kosovë janë 29 të vdekur nga coronavirusi dhe numri i tyre bëhet edhe armë në beteja politike.


    Glauk Konjufca thotë se numri i vdekjeve nga coronavirusi në Kosovë – që është 29 – është falë masave të Qeverisë Kurti.

    “Po të ishte një qeveri që do të aplikonte masa qysh po pretendon kjo qeveria fiktive e Avdullah Hotit, mendoj se do të kishim numër treshifror të vdekjeve. Ne kemi arritur ta mbajmë në 29 numrin e vdekjeve që kanë ndodhur. Me taktika të tjera, do të ishim humbësit më të mëdhenj”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!