×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe: Kjo është arsyeja se pse Gana ka tërhequr njohjen e Kosovës

    Reporteri
    11 Nëntor 2019 | 12:00

    Republika e Ganës e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, ka thënë sot ministri serb i Jashtëm, Ivica Daçiq.


    Ndërkohe mediat serbe kanë publikuar edhe dokumentin e tërheqjes së njohjes për Kosovën nga Republika e Ganës.

    Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Integrimit Rajonal të këtij vendi thuhet se njohja e Kosovës ishte vendim i nxituar që nuk kishte marrë parasysh disa çështje të caktuara.

    “Qeveria e Ganës ka vendosur të tërheqë njohjen e Kosovës si një shtet të pavarur sepse shkel Marrëveshjen e Helsinkit dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit”, thuhet në shënimi diplomatik të Ganës drejtuar Serbisë, transmeton lajmi.net.

    Në dokument të cilin e ka siguruar mediumi serb Tanjug, thuhet se Gana vendosi në vitin 2012 ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur dhe sovran, e ndjekur nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, por ai vendim doli të ishte i nxituar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!