×
  • Lajme
  • Lajme

    Mediat serbe raportojnë se Ivica Daçiq është nisur për në Zubin Potok

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 10:14

    Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq është nisur për në Zubin Potok, kështu raportojnë mediat serbe.


    Portali serb “Telegraf.rs” shkruan se ai është rrugës për në Zubin Potok ku po ashtu është duke u zhvilluar një aksion i Policisë së Kosovës.

    Nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me veprimin e Vuçiqit ndonëse portale të tjera serbe raportojnë se ai sot pritet të marrë pjesë në një konferencë për Ballkanin Perëndimor në Bratisllavë.

    Aksionit në veri sipas policisë i ka paraprirë një hetim disamujor i IPK-së dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në veprimtari kriminale ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal’ dhe vepra tjera të specifikuara.

    “Deri më tani janë arrestuar disa zyrtarë policorë, disa qytetarë si dhe janë konfiskuar gjësende të ndryshme përfshirë edhe disa armë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!