Mediat lokale serbe raportojnë se gjashtë qytetarë serbë janë plagosur sot gjatë aksionit të Policisë së Kosovës në veri për luftim të kontrabandës.
Sipas RadioKontaktPlus, të paktën gjashtë persona janë pranuar në spitalin e Mitrovicës së Veriut, derisa njëri është në gjendje më të rëndë.
Ndërkohë, raportohet se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nisur drejt Rashkës, qytet në kufi me Kosovën, për të takuar serbët e veriut, ka njoftuar transmetuesi publik i Serbisë.
Po sipas këtyre mediave, situata ka nisur të qetësohet në Mitrovicë të Veriut e Zveçan, por serbët po vazhdojnë me bllokim të rrugëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.