×
  • Lajme
  • Lajme

    Melihate Tërmkolli reagon pasi LDK e humbi Podujevën: Isë, Agim, Lutë, Vjosë, ecni n’shpi

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 23:06

    Ish-deputetja e LDK-së, tani vetëm anëtare në këtë parti, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas fitores së Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale të Podujevës.


    Tërmkolli përmes një postimi në Facebook i është drejtuar kolegëve të saj, Lutfi Hazirit, Isa Mustafës, Vjosa Osmanit e Agim Veliut që të ecin për në shtëpi.

    “Isë, Agim, Lutë, Vjosë, ecni, ecni n’shpi! Qe 10 vite e më shumë, LDK-në, herë ia “jepni” Hashimit, herë Albinit! LDK, nga fillimi”, shkroi ajo.

    Por, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij do të kthehet fitimtare në Podujevë në zgjedhjet e ardhshme lokale që mbahen në tetor të vitit të ardhshëm.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare për kryetar të Podujevës, ku e ka shpallur fitues Shpejtim Bulliqin e Lëvizjes Vetëvendosjes.

    Valdete Daka, kryetare e KQZ-së ka thënë në konferencë për media ka thënë se Shpejtim Bulliqi nga VV ka marrë 51.64% të votave, Nexmi Rudari nga LDK ka marrë 35.97% te votave, kurse Naim Fetahu nga PDK ka marrë 12.40% të votave. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!