×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi largohet nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’ pas vrasjes së dyfishtë në qytetin e Pejës

    Reporteri
    08 Shtator 2021 | 22:57

    Qyteti i Pejës është tronditur në mbrëmjen e së mërkurës, pasi dy qytetarë janë vrarë pas gjuajtjeve me armë zjarri.


    Sipas mediave vendore të vdekur kanë mbetur kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj.

    Pas këtij rasti tragjik kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është larguar nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, aty ku ishte duke e shikuar ndeshjen mes Kosovës dhe Spanjës, që po zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!