×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi për aksidentin në Badoc: Lajmi na ka tronditur të gjithëve, jemi pranë familjeve

    Reporteri
    06 Tetor 2024 | 16:45

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur i prekur nga vdekja tragjike e tre të rinjve që ranë me veturë mbrëmë në liqenin e Badocit, shkruan Periskopi.

    Krasniqi iu shprehu ngushëllime familjeve të viktimave.

    “Lajmi tragjik për humbjen e jetës së tre të rinjve, mbrëmë në një aksident të rëndë pasi që vetura e tyre ra në liqenin e Badocit, na ka tronditur të gjithëve.
    Në këto momente të dhembjes së madhe, jemi pranë familjeve dhe miqve të Rifatit, Arditit dhe Shpatit.
    Ngushëllimet më të thella të gjithëve!”, ka shkruar kryetari i PDK-së.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!