Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar ashpër pas një lajmi të postuar nga një portal anonim me titull “Të rinjtë që po kin nga këtu duhet me ia ndalu me ligj që të kthehen këtu”, që është shpërndarë në një faqe me emër “Me Ramushin Kryeministër”, shkruan Reporteri.net.
Krasniqi thotë se nuk është hera e parë që kjo faqe por dhe të ngjashme që publikojnë lajme të rrejshme duke apostrofuar atë si dhe kolegë të tjerë të PDK-së.
Krasniqi paralajmëron ata persona që po qëndrojnë prapa këtyre faqeve se s’do të shpëtojnë nga përgjegjësia penale kur të identifikohen.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Nuk eshte hera e pare qe kjo faqe dhe faqe te ngjashme me te publikojne lajme te rrejshme, duke me apostrofuar mua, por edhe kolege te tjere nga Partia Demokratike e Kosoves.
Eshte pertej perfiditetit qasja e tille mashtruese, sidomos kur keto faqe e identifikojne veten me Kryeministrin Ramush Haradinaj.
Njerezit qe sot fshihen prapa ketyre faqeve nen petkun e anonimitetit, nuk do te qendrojne ne terr edhe gjate. Kur te identifikohen ata, nuk do te shpetojne nga pergjegjesia penale qe kane.
Me vjen keq qe shume njerez mund te jene fyer nga kjo propagande shpifese, edhe pse eshte lehtesisht e dallueshme qe deklarimet e tilla qe keta shpifes na i mveshin, jane pertej cmendurise.
Nuk kam reaguar ne raste te kaluara, por prej tash gjithsesi do te mirremi me keto faqe te gerditshme edhe ne menyre institucionale. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.