Mëngjesi i ditës së martë fillon me mot të ftohtë e me ngrica vende-vende.
Temperaturat minimale zbresin në -1C e 1C. Vranësirat shtrihen mbi vend gjatë ditës, që aty këtu shoqërohen edhe me riga lokale shiu. Reshje më të shumta shiu paraqiten më vonë gjatë mbrëmjes. Temperaturat maksimale në rritje, deri në 12C e 14C. Era frynë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 5-11m/s, njofton Prishtina Weather.
Reshjet e shiut vazhdojnë edhe të mërkurën orëve të mëngjesit.
Më pas gjatë ditës do të mbajë mot i ngrohtë, me më shumë intervale me diell. Temperaturat shkojnë deri në 18C.
Ditën e enjtë me mëngjes kalojnë të reshura shiu, që pushojnë deri nga mesdita, e më pas priten intervale me diell. Temperaturat në një rënie tëlehtë në 14C. Nga dita e premtë mot gati se veror, kthjellime dhe temperatura deri në 24C.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.