Mërgimtarët që po kthehen në Kosovë po përballen me kolona dhe pritje të gjata në kufi. Por si duket, situata është qetësuar.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me fluksin nëpër pikat kufitare, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas publikimit, mërgimtarëve nuk po u bie të presin më shumë se 15-20 minuta në asnjë nga pikat kufitare.
Pritja deri në 20 minuta është në Jarinje, ndërsa te Dheu i Bardhë deri në 15 minuta.
Teksa në Merdare, Vërmicë, Mutivodë, Muçibabë e Bërnjak pritjet kanë rënë dukshëm deri në 10 minuta.
Situatë tjetër është në dalje. Për të lënë Kosovën pritjet në të gjitha pikat kufitare nuk kalojnë 10 minuta.
Duhet theksuar se gjatë ditës, pikat kufitare kanë qenë të stërngarkuara ku pritjet kanë qenë deri në 5 orë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.