Shqipëria mbrëmë është goditur nga një tërmet 6.4 ballë i Rihterit me ç’rast ka shkaktuar 31 viktima dhe ende janë duke u kërkuar trupa të tjerë.
Sot, pothuajse tërë Kosova i ka sytë nga Shqipëria ku janë mobilizuar i madh dhe i vogël që t’i dalin në ndihmë vëllezërve në Shqipëri.
Mirëpo ata gjatë ditës së djeshme u desh të paguanin taksë në Rrugën e Kombit, pavarësisht vullnetit të tyre të mirë për të ndihmuar, shkruan Reporteri.net.
E sot është marrë vendimi që të gjithë personat që shkojnë në Shqipëri, për të dërguar ndihma për të prekurit nga tërmetet, do të lirohen nga pagesa e taksës në “Rrugën e Kombit”.
Lajmi është bërë i ditur nga “Maraklitë e kerreve”. Konkretisht, ata kanë njoftuar se të gjithë personat nga Kosova, që nisen drejt Shqipërisë, të lajmërohen në sportelin e fundit në pikën kufitare mes dy vendeve. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.