×
  • Lajme
  • Lajme

    Merret vendimi: Viti shkollor përfundon më 2 korrik

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 14:14

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se viti shkollor do të përfundojë më 2 korrik.


    Nagavci në një konferencë për media po ashtu bëri të ditur se Testi i maturës do të mbahet më 26 qershor.

    “Udhëzimi administrativ që është në fuqi e ka paraparë përfundimin më 10 qershor por për shkak të pushimit pranveror dhe vendimin që kemi marrë për organizimin e pushimit veror është zgjatur mësimi deri më 8 korrik. Përkundër kësaj, nga raportimet nga komunat dhe disa ditë janë zëvendësuar të shtunave dhe mësimi do të zgjatë deri më 2 korrik”, tregoi Nagavci.

    Më tej ministrja bëri të ditur se deri në fund të vitit shkollor mësimi do të vazhdojë sipas skenarëve dhe rekomandimeve të IKSHPK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!