×
  • Lajme
  • Lajme

    Mesazhi i Haradinajt në momentin kur po nisej për në Hagë

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 12:01

    Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se është nisur drejt Hagës, ku është ftuar për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.


    Haradinaj ka thënë se përherë e ka mbrojtur të drejtën, përkrah së cilës gjithmonë janë rreshtuar luftëtarët e lirisë. Ai shton se qëndron i palëkundur në vendimet e tij jetësore, i patrazuar dhe ballëlartë, shkruan Reporteri.net.

    Ndër të tjera Haradinaj ka thënë se Kosova është e hapur të dialogojë me Serbinë, deri në një marrëveshje përfundimtare, që do të nënkuptonte njohjen e Kosovës, por gjithmonë pa u cenuar kufijtë e saj ekzistues.

    Mirëpo, kryeministri në dorëheqje edhe një herë ka përsëritur se taksa e vendosur ndaj mallrave serbe do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi, deri në njohje.

    Mesazhi i plotë i Haradinajt:

    Luftëtarët e lirisë gjithmonë ishin të rreshtuar me të drejtën!

    Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje.

    Me nder kam mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë!

    RH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!