Ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare imami nga fshati Vrellë e Istogut, Ramë Blakaj.


Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar për Reporteri.net kushëri i tashmë të ndjerit Përparim Blakaj.

“Hoxha ka pas aksident me rrymë dhe ka vdekur”, ka treguar Përparimi për Reporteri.net.

Reklamë

Kujtojmë se Blakaj ka qenë imam në xhaminë e fshatit Novosellë të Pejës. /Reporteri.net/.

Vdes tragjikisht imami nga Vrella e Istogut, Ramë Blakaj