Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për SHBA-në dhe NATO-n, në 20 vjetorit e sulmit mbi ish-Jugosllavinë.
“Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm”, shkruan Meta në Facebook, duke vlerësuar atë ndërhyrjen ushtarake si vendimi që i dha fund gjenocidit e spastrimit etnik dhe parapriu Pavarësinë e Kosovës.
“Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO-ja vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund gjenocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë. Përherë mirënjohës SHBA-së dhe NATO-s, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm. Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë”, shkruan Meta. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.