×
  • Lajme
  • Lajme

    Midis pranverës, disa pjesë të Kosovës befasohen nga bora

    Reporteri
    06 Maj 2020 | 18:12

    Temperaturat në Kosovë kanë shënuar ulje të theksuar gjatë ditës së sotme, aq sa madje në disa vende ka pasur edhe reshje bore. 


    Reshje mjaft të theksuara bore ndonëse jemi në maj ka pasur në komunën e Dragashit, siç shihet në disa video të dërguara në adresë të Reporterit.

    Reshje bore ka pasur edhe në pjesë të tjera të Kosovës, kryesisht në viset malore.

    Nga e premtja, meteorologët kanë parashikuar ngritje të temperaturave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!