×
  • Lajme
  • Lajme

    Miftaraj: Përfundon edhe sfilata e 34 në Kuvend, deputetët shkëlqyen

    Reporteri
    19 Qershor 2025 | 12:17
    Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj

    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka ironizuar situatën politike në vend, pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit.

    Ai e ka përshkruar mbledhjen e fundit si “sfilatën e 34-të në Kuvendin e Kosovës”, duke theksuar se deputetët kanë shkëlqyer – por jo për nga puna parlamentare, shkruan Reporteri.net.

    “Deputetët shkëlqyen,” u shpreh Miftaraj, duke komentuar me ironi praninë e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në seancë. “Lëvizja Vetëvendosje qëndron stoike në qëndrimin e saj. Nga adresimet e tyre për media shihet se po ndihen mrekullueshëm, kur disa prej tyre po luajnë dy role njëkohësisht – rolin e deputetit për disa minuta çdo 48 orë dhe rolin e ministrit pjesën tjetër të ditës.”, tha ai.

    Ai shtoi se pas kësaj “sfilate”, ministrat-deputetë u larguan me veturat zyrtare, të cilat i kishin lënë të ndezura gjatë gjithë kohës, pavarësisht vapës së qershorit. “Deputetët-ministra hipën në makinat zyrtare që qëndronin të ndezura në vapën verëzlluese të kësaj dite qershori,” përfundoi Miftaraj.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!