Mijëra para të ruajtura në banka e vetura luksoze, kjo është pasuria e tre zëvendëskryeministrave të Qeverisë Kurti 2

Kuvendi i Kosovës me 67 vota pro dhe 30 abstenime ka zgjedhur Albin Kurtin për ta udhëhequr kabinetin e ri qeveritar.


Kurti në menaxhim pritet t’i ketë 3 zëvendëskryeministra dhe 15 ministra.

Sipas përllogaritjeve të dala nga raportet e deklarimit të pasurisë në Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), shkruan Telegrafi, del se kryeministri Kurti ka një pasuri të paluajtshme prej 400 mijë euro, mbi 11 mijë euro para të gatshme dhe rreth 232 mijë euro detyrime emër të bashkëshortes.

Ai thotë se nuk posedon aksione apo letra me vlerë në shoqëri të ndryshme komerciale.

Për sa i përket parave të gatshme, Kurti ka deklaruar se ka rreth 1,800 mijë euro në xhirollogari bankare, ndërsa mbi 11 mijë e 400 euro janë në emër të bashkëshortes.

Nga të hyrat vjetore, ai thotë se nga paga ka marr 8 mijë e 700 euro.

Vartësi i parë i Kurtit, Besnik Bislimi në AKK ka deklaruar pasuri të paluajtshme në emër tij, të blera me kredi, në vlerë prej 380 mijë euro, kurse në emër të bashkëshortes ka një banesë në vlerë prej 48 mijë euro, po ashtu e blerë me kredi.

Bislimi thotë se ka dy vetura, njëra në emër të bashkëshortes, në vlerë të përgjithshme prej 32 mijë euro.

Ai në deklarimin e pasurisë tregon se nuk ka aksione apo letra me vlerë në shoqëri të ndryshme komerciale.

Zëvendëskryeministri i parë, tregon se ka 20 mijë euro para të gatshme, kurse detyrimet financiare të tij janë 260 mijë euro.

Të hyrat vjetore të Bislimit janë nga AUK dhe nga Ministria e Financave dhe Transfereve deri sa ishte në krye të këtij institucioni.

Disa nga ministrat aktual të Qeverisë Kurti II, nuk kanë ushtruar funksione publike, për të cilët mungojnë raportet e deklarimit në AKK.

Njëra nga këto është edhe Donika Gërvalla, e cila është emëruar pozitën e zëvendësministres dhe ministres së Punëve të Jashtme.

Vartësja e tretë e kryeministrit Kurti është Emilija Rexhepi, e cila është emëruar në pozitën e zëvendëskryeministres.

Rexhepi thotë se ka tokë nga trashëgimia në vlerë prej 470 mijë euro. Ajo posedon një veturë Mercedes E Class në vlerë prej 15 mijë euro.

Zëvendëskryeministrja Rexhepi në deklarim thotë se nuk ka para të gatshme, aksione apo letra me vlerë në shoqëri të ndryshme komerciale.

Sipas deklarimit, ajo tregon se ka një kredi në vlerë prej 10 mijë euro.

Nga të hyrat vjetore, Rexhepi thotë se ka mbi 17 mijë euro, kurse 3,800 euro janë nga mëditjet.

Albin Kurti, kryeministër
Pasuri: 400 mijë euro në emër të bashkëshortes
Veturë: Nuk ka
Para të gatshme: 1,800 euro dhe 11,400 euro në emër të bashkëshortes
Detyrime: 232 mijë euro në emër të bashkëshortes
Të hyrat vjetore: 8,700 euro

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog
Pasuri: 380 mijë euro dhe 48 mijë euro në emër të bashkëshortes
Veturë: 28 mijë euro dhe 4 mijë euro në emër të bashkëshortes
Para të gatshme: 13,800 euro dhe 6,200 euro në emër të bashkëshortes
Detyrime: 215 mijë euro dhe 45 mijë euro në emër të bashkëshortes
Të hyrat vjetore: 4,200 euro

Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme
Mungon raportimi në AKK

Emilija Rexhepi, zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut
Pasuri: 470 mijë euro nga trashëgimia familjare
Veturë: 15 mijë euro
Para të gatshme: Nuk ka
Detyrime: 10 mijë euro
Të hyrat vjetore: 21 mijë euro