×
  • Lajme
  • Lajme

    Milaim Zeka për Glauk Konjufcën: Familja e tij është përndjekur tërë jetën nga Beogradi

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 9:18

    Ish-deputeti e gazetari, Milaim Zeka ka shkruar në Facebook pas konstituimit të Kuvendit për kryeparlamentarin Glauk Konjufca.


    Zeka ka thënë se Konjufca vjen nga një familje që tërë jetën ka qenë e përndjekur nga Beogradi.

    Për Albin Kurtin që u emërua kryeministër, Zeka ka thënë se është person që ka drejtuar demonstratat e studentëve e ka punuar me Adem Demaçin.

    Zeka shton se në listën e ministrave, Donika Gërvalla dhe Armend Mehaj janë emra që e bëjnë krenar diasporën.

    Postimi i tij pa ndërhyrje:

    Dy emra qe na bejne krenar ne gerrnaqave te diaspores

    Dje u inaguru Kuvendi i Republikes. U zgjodh edhe Kryetari Glauk Konjufca. Glauku vjen nga nje familje qe tane jeten ka qene e perndjekur nga Beogradi.

    Pastaj i erdhi radha qeverise. Pozite dhe opozite treguan kulture te larte politike.

    Kryeminister u zgjodh Albin Kurti, njeri qe drejtoi protestate e studenteve ne vitin 1997, pastaj asistent ne Zyren e UÇK-se ne Prishtine, bashke me Adem Demaçin, e ne fund i burgosur nga Serbia.

    Ne listen e ministrave, pame dy prej tyre, Donika Gervallen dhe Armend Mehajn, qe na bejne krenar ne gerrnaqave te diaspores.

    Donika, perpos qe eshte vajza e intelektualit e patriotit te madh shqipetar, Jusuf Gervalla, ajo eshte teper e pergaditur per postin qe ka marre. Babai i saje, Jusuf Gervalla, bashke me vellain Bardhoshin, dhe shokun e tyre Kadri Zeka, jane vra nga Serbia, me 17 Janar 1982, ne aferdi te Shtutgardit.

    Armend Mehaj vjen poashtu nga nje familje e perndjekur nga Serbia. Prinderit e Armendit kane qene ne çdo aktivitet patriotik e antijugosllav qe kemi organizuar ne Skandinavi.

    Armendi eshte nje djale super i pergaditur per postin qe ka marre. I shkolluar si ushtarak ne shkollat e NATO/s ne Norvegji, dhe i dokoruar gjithandej.

    Te gjitha keto qe i thame me larte, ne mergimtareve na bejne krenar qe Donika dhe Armendi do jene zeri yne ne Kosove.

    Urime dhe suksese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!