×
  • Lajme
  • Lajme

    Milazim Krasniqi ironizon me protestën e VV-së

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 17:18

    Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka ironizuar me tubimin e sotëm në shesh të Lëvizjes Vetëvendosje.


    Ai më anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se është duke “pritur” ta di se a është organizatori i instalacionit të sotëm në sheshin “Skënderbeu”, shkruan Reporteri.net.

    “Jam tue pritë me e ditë a jam organizator i instalacionit të sotëm në shesh, a jo. Normalitikisht, informatat i ka Kompetenti”, ka shkruar ai.

    Ky status i Krasniqit vie pasi që u.d i ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e kishte akuzuar atë për organizimin e faljes masive të namazit në shesh si protestë ndaj vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Por këto konstatime të Sveçlës janë demantuar.

    https://www.facebook.com/milazim.krasniqi.12/posts/2903820743068121

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!