×
  • Lajme
  • Lajme

    Mimoza Kusari-Lila del kundër Vetëvendosjes për pjesëmarrjen në zgjedhjet në Shqipëri

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 9:30

    Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes (VV), Mimoza Kusari Lila, e cila kryeson partinë Alternativa, në koalicion me Albin Kurtin, ka thënë se për pjesëmarrjen e VV-së në zgjedhjet në Shqipëri ka një bindje tjetër dhe nuk mendon se duhet marrë pjesë atje.


    Mimoza Kusari-Lila së fundi komentoi futjen e VV’së me 3 kandidatë në zgjedhjet në Shqipëri, më 25 prill, duke thënë se ka një bindje tjetër.

    “Ky është një aspekt për të cilin Lëvizja Vetëvendosje ka pasur një vendim, pjesë e të cilit nuk jam për faktin se kam një bindje tjetër në raport me pjesëmarrjen në zgjedhje…”, është shprehur ndër të tjera ajo.

    Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka edhe shtetësinë e Shqipërisë, por thotë se nuk do të votojë sepse nuk i njeh kandidatët në këto zgjedhje.

    Më poshtë intervista e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!