U.d. e shefes së GP të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka folur pasi homologu i saj në PDK, Abelard Tahiri tha se lëshuan mbledhjen e Kryesisë së Kuvendi shkaku i ofendimeve që ‘Kusari ua bëri atyre në mbledhje’.
Ajo tha se komenti i saj ka bërë që dy përfaqësuesit e PDK-së të ngritën dhe të dalin nga mbledhja.
“Gjatë diskutimit të sotëm në raport me zhvillimet e seancës së kaluar, kam kërkuar nga përfaqësuesit e PDK-së që kur u përmendën zhvillimet e asaj dite, të kenë kujdes dhe të mos përsëriten ku jemi ofenduar. Komentet dhe agresiviteti në dalje i PDK-së karshi ministres së jashtme, ka qenë jashtë çdo praktike parlamentare. Ky koment i imi në mbledhjen e kryesisë, ka bërë që dy përfaqësuesit e PDK-së të ngritën dhe të dalin nga mbledhja”, tha Kusari-Lila.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.