Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk është bërë shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së.
Kusari-Lila ka thënë se kjo çështje zgjidhet në mbledhjen e deputetëve, ndërsa ka theksuar se e ka marrë fjalën në seancën konstituive të Kuvendit vetëm duke përfaqësuar protokollin e zakonshëm.
“Jo s’jam zgjedhur shefe e GP. Kjo çështje zgjidhet në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Unë e kam marrë fjalën vetëm për ta përfaqësuar protokollin parlamentar”, tha ajo.
Kusari-Lila është një nga deputet më të votuara në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ajo i ka marrë 53 mijë e 618 vota, duke u bërë njeriu i gjashtë më i votuar në listën e 58 deputetëve të LVV-së.
Gjatë legjislaturës së kaluar, Kusari-Lila kishte folur jo pak herë në Kuvend në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.