×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Abdixhiku: Serbia ka bllokuar transportuesit e mallrave nga Kosova

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 18:19

    Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Lumir Abdixhiku, thotë se Serbia i ka ndaluar transportuesit e mallrave, që shkonin nga Kosova.


    Abdixhiku shkruar në Twitter se është e paparë që gjatë periudhës pandemike të ndalohen transportuesit, duke akuzuar autoritetet serbe për sjellje ç’njërzore dhe kundër marrëveshjes rajonale për korridore.

    “Është e paprecedent që gjatë pandemisë autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave që vinin nga Kosova. Kjo është shkelje çnjerëzore dhe flagrante të marrëveshjes rajonale për korridorë të gjelbër gjatë betejës me COVID-19, për çka janë marrë vesh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Abdixhiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!