Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se nuk do të ketë autostradë të Dukagjinit.
Për pjesën që përfshin thuajse gjysmën e vendit, do të ketë vetëm zgjerim rrugësh.
Në një paraqitje për Tëvë1, aliu shtoi se janë duke punuar intensivisht, ndërsa sërish shfrytëzoi rastin të gjejë arsye te mungesat e problemet e vitit paraprak.
“Tash jemi duke punuar intensivisht, mungesat, problemet e vitit 2022, janë duke u rikuperuar, dhe besoj që kjo është situata. Nuk mund të bëjmë më tepër për pjesën e Dukagjinit, përpos që kemi filluar projektin e zgjerimit të rrugës nga Istogu, përpos që mund ta bëjmë rrugën e Pejës, që të punojmë për pjesën e Gjakovës…nuk do të ketë autostradë, do të ketë zgjerim të rrugës”, theksoi Aliu.
Ndërtimi i autostradës së Dukagjinit ka qenë projekt i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Haradinaj kishte thënë se kjo autostradë duhet të ndërtohet, ngaqë ka përfitim në ekonomi dhe interes për çdo qytetarë të Dukagjinit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.