×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Ministri Aliu vendos moratorium 2-vjeçar për gurthyesit e rinj dhe ata në procedurë

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 16:54

    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se ka marrë vendim për vendosjen e moratoriumit për gurëthyesit e rinj dhe ato në procedurë për pëlqim mjedisor për periudhën dy vjeçare.


    Sipas tij bëhet fjalë për periudhën qershor 2021 deri në qershor të vitit 2023.

    “Pjesë e këtij vendimi është themelimi i grupit punues ministror, i cili do të shqyrtojë ligjshmërinë e aktiviteteve të gurëthyesve, ndikimin e tyre në mjedis, si dhe masave që duhet të ndërmerren për rehabilitimin e tyre”, ka shkruar ai.

    Me këtë vendim gurthyesit e rinj dhe ata në procedurë nuk do kenë mundësi të aplikojnë për ushtrimin e aktiviteteve të tyre për dy vjet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!