×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Drejtësisë e konfirmon vrasjen e 23 vjeçarit nga Prishtina në Siri

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 21:33

    23-vjeçari Rron Emini nga Prishtina është vrarë në zonën e luftën në Siri, raportoi orë më parë Reporteri.net.


    Këtë e ka konfirmuar edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili ka deklaruar se ministria e tij ka marrë informacione se një kosovar ka vdekur në Siri.

    “Po kemi informacion që një kosovar, i cili ishte pjesë e grupit ‘Al-Nusra’, Rron Emini ka vdekur. Deri me tani këto informacione i kemi ne si autoritete të Kosovës”, ka thënë Tahiri për Express.

    Kujtojmë se Reporteri.net raportoi se i vrari në Siri ishte 23 vjeçar dhe hasret, familja i jeton në Prishtinë

    Kujtojmë se Reporteri.net ishte media e parë në vend që raportoi për kthimin e 110 shtetasve në Kosovë nga Siria.

    Ndërsa ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka deklaruar ditë më parë se edhe 60 shtetas të tjerë kosovarë gjenden në Siri.

    I vrari në Siri: Ishte 23 vjeçar dhe hasret, familja i jeton në Prishtinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!