×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut viziton sot Kosovën

    Reporteri
    23 Prill 2021 | 8:06

    Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.


    Ministri Osmani do të pritet në takim bilateral nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla. Konferenca e përbashkët për medie do të mbahet në ora 09:20.

    Ndërsa në ora 10:00, Bujar Osmani do të pritet edhe nga presidentja Vjosa Osmani.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në Kosovë qëndroi edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heike Maas, i cili konfirmoi mbështetjen për Kosovën.

    Ai në takime të ndara u prit nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!