×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Mbrojtjes, Maqedonci i pranishëm në hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë

    Reporteri
    04 Mars 2024 | 12:15

    Ministri i Mbrotjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka qenë i pranishëm sot në Kuçovë të Shqipërisë ku u përuruar baza ajrore taktike e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), përcjell Reporteri.net.

    Në anën tjetër, Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, tha se baza në Kuçovë do të jetë një pikë strategjike në mbrojtjen e paqes dhe operacioneve të NATO-s.

    “Gjithçka pritet nga fronti i lindjes. Dhe ne duhet të jemi të përgatitur të mbrohemi me të vetmen formulë fituese në tavolinë: bashkimin e forcave dhe kapaciteteve tona mbrojtëse”, tha Peleshi.

    Kryeministri shqiptar Edi Rama, tha se po punohet me aleancën që sa më shpejt të bëhet gati edhe baza e re detare e NATO-s në Porto Romano.

    Sipas presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në situatën globale, që ai tha se është e paqëndrueshme, vendi duhet të jetë i gatshëm të mbrojë veten dhe të kontribuojë për aleancën.

    “Baza e Kuçovës ka një mision mbrojtës dhe shkurajues, një qendër e rëndësishme për operacionet e NATO-s për të përballuar kërcënimet e sotme dhe të nesërme”, tha presidenti Begaj.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur këtë lajm duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm.

    “Hapja e Bazës Taktike Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet!”, shkroi Osmani në platformën X.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!