×
  • Lajme
  • Lajme / Zhvillimet e fundit

    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë nis vizitën në Kosovë, takohet me Kurtin

    Reporteri
    30 Gusht 2024 | 9:59

    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka nisur vizitë zyrtare në Kosovë. Ai së pari është pritur në një takim nga kryeministri, Albin Kurti.

    A2 CNN raporton se për afro një orë ata kanë biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në çështjet e sigurisë, por edhe për iniciativën e ndërmarrë nga qeveria në Prishtinë për hapjen e urës së Ibrit.

    Vengu më pas do të zhvillojë një takim me homologun e tij kosovar Ejup Maqedonci, ndërsa do të ketë edhe një takim mes dy delagacionve në Ministrin e Mbrojtjes.

    Ministri i Mbrojtjes e realizon këtë vizite në Kosovë, në një kohë kur shumë zyrtarë të lartë të NATO-s janë ndalur në Prishtinë, për të negociuar dhe diskutuar mbi vendimin për hapjen e urës së Ibrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!