Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka thënë se ka vendosur të rris subvencione në disa sektorë për të ndihmuar prodhimin vendor.
Ai ka potencuar se rritja e subvencionimit do të prekë të gjithë sektorët, mirëpo ka potencuar tre sektorë të rëndësishëm si prodhimi i perimeve, bylmetit dhe mishit, shkruan Reporteri.net.
“Prandaj, për të shfrytëzuar të mbjellat, që të sigurojmë sa më shumë prodhim vendor të ushqimeve, kam vendosur t’i organizojmë programet mbështetëse në drejtim të rritjes së sasisë dhe cilësisë së ushqimit që prodhohet në vendin tonë. Do të rrisim subvencionimin për 50% të prodhimit të perimeve në sera. Që të rrisim eksportin, do të subvencionojmë prodhimin e mjedrës. Për të siguruar më shumë bylmet dhe mish, dotë rrisim për 20% subvencionimin për lopë qumështore, dele dhe buallica”, ka thënë Mustafa.
Ndërkaq, ministri Mustafa ka thënë po ashtu se gjendja me miell në Kosovë është stabile, duke thënë se mullistët po potencojnë se po vazhdon prodhimi.
“Përafërsisht mbulohen 65 deri në 70% të nevojave të brendshme mbulohet nga prodhimi vendor. Mullistët na njoftojnë se kemi miell dhe grurë mjaftueshëm”, ka shtuar ai.
Ndryshe, në Kosovë shpeshherë po raportohet për mungesë të miellit në markete, mirëpo zyrtarët e shtetit po deklarojnë se nuk ka vend për panik./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.