×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Kuçi pas ndarjes së 1.1 milionë eurove për Trepçën: Tash mbetet që punëtorët të kthehen në punë

    Reporteri
    13 Nëntor 2020 | 13:15
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të ndarë 1.1 milionë euro për ndërmarrjen publike “Trepça”, për të kaluar situatën e vështirë nëpër të cilën po kalon kjo ndërmarrje.


    Kuçi ka thënë se kanë punuar gjatë tërë javës për të gjetur një zgjidhje për Trepçën dhe të evitojnë bllokadën financiare në të cilën gjendet kjo ndërmarrje publike.

    Tutje, Ministri Kuçi ka shkruar se pas ndarjes së 1.1 milionë eurove që Trepça ta tejkalojë këtë situatë, mbetët që punëtorët të kthehen në punë dhe menaxhmenti të drejtojë këtë ndërmarrje në rrugën e duhur.

    Postimi i plotë:

    Evitohet bllokada financiare e Trepçës

    Gjatë gjithë kësaj jave jemi marrë intensivisht për të gjetur një zgjidhje dhe të evitojmë bllokadën financiare që gjendet ndërmarrja publike “Trepça”.

    Çmimet e ulëta në bursë si pasojë e pandemisë, mirëpo edhe nga menaxhimi jo mjaftueshëm të mirë, kanë bërë që borxhet e shumta kanë bërë që kjo ndërmarrje të bllokohet nga përmbaruesit.

    Sot si pikë jashtë rendit të ditës e kam propozuar në Mbledhjen e Qeverisë një zgjidhje dhe menjëherë kemi zhvilluar takim me kryeministrin dhe Ministrinë e Financave.

    Kështu që kemi gjetur një zgjidhje duke e subvencionuar me 1.1 milionë euro që ta tejkalojë këtë situatë, teksa bordi do të garantoj me një plan biznesi për funksionimin e duhur të ndërmarrjes dhe që e udhëzon menaxhmentin për të mos ardhur përsëri në këtë situatë.

    Tash mbetët që punëtorët të kthehen në punë dhe menaxhmenti të drejtojë këtë ndërmarrje në rrugën e duhur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!