×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Kuçi: Tenderin 5 milionësh kompania ime e ka fituar në kohën e qeverisë Kurti

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 21:12
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi është deklaruar edhe një herë rreth tenderit ku kompania e tij ka fituar një tender me vlerë 5 milion euro, transmeton Reporteri.net.


    Kuçi ka thënë se ai e ka fituar tenderin gjatë kohës kur nuk ka qenë as deputet dhe as ministër.

    Ai ka thënë madje se ia ka ndaluar kompanisë së tij që të konkurrojë në tenderë të qeverisë.

    “Kërkoj ta sqaroj këtë temë. Unë po them se e kam sqaruar këtë çështje dhe nuk është konflikt interesi. Kam kërkuar interpretime. Unë sot nuk ushtroj asnjë funksion në kompaninë timë, jam vetëm pronar. Çfarë ligji është shkelë, ku është këtu konflikti i interesit? Jeni munduar të më gozhdoni se është konflikt interesi. Kemi konkurruar dy kompani. Ajo çka është me rëndësi unë jam shpallur fitues në mars apo prill të këtij viti kur nuk kam qenë as deputet, as ministër. Edhe në shpalljen e parë. Edhe sot e kësaj dite kam të drejtë të konkurrojë nëpër tenderë që i ka qeveria. Unë nuk konkurroj. Natyra e kompanisë time është që varet prej tenderëve. E kam dëmtuar firmën ua kam ndaluar të konkurrojnë në kohën sa kam qenë ministër, edhe tash nuk konkurrojë në asnjë tender të Qeverise edhe pse kam të drejtë. Unë e kam fituar tenderin në kohën kur kryeministër ka qenë Albin Kurti”, tha Kuçi në Debat Plus të RTV Dukagjini.

    Edhe më parë Kuçi ka treguar se kompania “Hidroterm” është pronë e tij që nga viti 1991.
    Tenderi për të cilin është është pëprfolur është ai për ndërtimin e Spitalit “Nëna dhe Fëmija” në Prizren. Autoritet kontraktues është Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHKSUK).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!