×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Latifi tregon se a kanë faj mërgimtarët për rritjen e rasteve me COVID-19

    Reporteri
    12 Janar 2022 | 20:31

    Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka folur sot për situatën me COVID-19 në vendin tonë, ku ditëve të fundit është shtuar numri i rasteve të reja.

    Latifi ka thënë sa ashtu si Kosova, edhe shtetet më të fuqishme në botë kanë shtim të jashtëzkonshmë të rasteve me COVID-19, sipas tij, është një fat i mirë që varianti i ri tani, është më i but se sa variantet e kaluara

    I pyetur nëse ka ndikuar ardhja e mërgimtarëve për festat e fundvitit në numrin e rasteve të reja, Latifi ka thënë se rritja e rasteve varet prej shumë faktorëve, ndërsa nuk i ka vën fajin vetëm mërgimtarëve për këtë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Numrat kanë me u rrit, ose do të zvoglohen, kjo varet prej shumë faktorëve, më rëndësi është të mos rritet numri i pacientëve në spitale. Natyrisht se shtimi i popullësisë me një hapësirë siç është Kosova mund të ndikoi”.

    “Shumica e tyre kanë ardhur prej vendeve që kanë pasur numrin më të madh të infekturave me COVID-19. Pavarësisht kësaj ne prap do të kishim raste sepse bota është globale, ka udhëtime gjithandej”, tha Latifi në KTV.

    “Nuk ju kisha lë fajin mërgimtarëve tanë, por ata duhet të jenë të vaksinuar”, shtoi ai.

    Sipas tij, nuk ka rëndësi nga ka ardhur virusi ,e rëndësishme është që të mbrohemi duke u vaksinuar.

    Ai tha gjithashtu se shëndetësisë në Kosovë i duhen më pak se 20 vjet për të qenë më mirë.

    “Ne nuk na duhen 20 vjet me rregullu shëndetësinë, por na duhen shumë më pak. Brenda 5-10 vjet shëndetësia e Kosovës mund të jetë në gjendje të shkëlqyeshme dje mund të jemi shembull për vendet në zhvillim”, tha Latifi./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!