Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me rastin e shënimit të 25-vjetorit të rënies së familjes Jashari, ka kërkuar nga të rinjtë të mësojnë më shumë për historinë e lavdishme të vendit tonë.
Mehaj thekson se datat 5, 6 dhe 7 mars tregojnë idealet kombëtare të Kosovës. Ai tha se gjaku i dëshmorëve duhet të jetë udhërrëfyes për çdo shqiptar.
“5, 6 dhe 7 marsi çdo vit na mbledh, bashkon e na tregon për idealet kombëtare nacionale. Dashtë Zoti ne ecim në rrugën e dëshmorëve dhe atëherë nuk ka hapësirë as për gabim. Rinisë i kam thënë prej ditës parë, mësoni historinë, atëherë dihet vlera edhe e familjes, shtetit dhe kombit”, theksoi Mehaj.
Mes tjerash, ai tha si komb njihemi për tri lufta, por sipas tij lufta fundit e UÇK-së është krenaria jonë kombëtare.
“Edhe lenden e historisë do e fusim për edukatë nëpër shkolla, do e nisim sivjet dhe e inkurajoj rininë të mësojnë më shumë për historinë tonë të lavdishme. Si komb njihemi për tri lufta, lufta fundit është UÇK, që na bënë krenar çdonjërit e që ne sot e gëzojmë këtë liri”, tha ai.
5, 6 dhe 7 marsi janë datat që shënojnë rezistencën e familjes Jashari në Prekaz, e cila u sulmua nga forcat e okupatorit serb.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.