Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me një delegacion të Kosovë, të prirë nga presidentja, Vjosa Osmani po qëndrojnë në Kanada, ku janë takuar nga ministrja e Mbrojtjes Kombëtare e Kanadasë, Anita Anand.
Mehaj ka thënë se ministrja kanadeze e Mbrojtjes ka premtuar se do të fillohet me bashkëpunimin në nivel të grupeve punuese për hartimin e marrëveshjes bilaterale.
Mehaj ka shkruar në takimin bilateral të realizuar me këtë rast në emër të Ministrisë së Mbrojtjes shpreha vullnetin për inicimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve tona.
“Gjithashtu theksova interesin tonë për bashkë-zbarkim të trupave tona së bashku me trupat kanadeze në misione ndërkombëtare, në mënyrë që kontributi ynë i filluar si kontribues i sigurisë globale të thellohet edhe më tej. Në fund, ministren Anand e ftova për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ftesë të cilën ajo e pranoi me kënaqësi dhe u dakorduam që të zhvillohet në një të ardhme të afërt”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.