×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Murati: Për tri javë, mbi 1 mijë të rinj u punësuan në “Super Puna”

    Reporteri
    01 Mars 2023 | 10:16
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se deri më tani përmes “Super Punës” janë mbi 1 mijë punësime.

    Murati ka treguar se janë 3 mijë punëkërkues dhe 2 mijë punëdhënës.

    “Si dhe janë mbi 1,500 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç”, ka shkruar ndër tjerash Murati.

    Platforma “Super Puna”,  e cila është prezantuar në fillim të muajit që po lëmë pas, sipas Qeverisë  ka për qëllim punësimin e mbi 10 mijë të rinjve.

    Për këta të fundit që punësohen për herë të parë, shteti do të subvencionojë pagën minimale në vlerë 264 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!