×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Sveçla kthehet në Komision, raporton pa praninë e opozitës

    Reporteri
    12 Tetor 2021 | 12:03

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti janë kthyer për të raportuar së bashku në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Ata e kishin lëshuar këtë mbledhje, pasi iu kërkua të raportojnë ndaras.

    Pas kthimit, kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha po mungon, ndërsa vendin e tij e ka zënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.

    Sveçla dhe Mehmeti u çuan nga karriget për ta lëshuar mbledhjen, ndërkohë nisën disa replika dhe ngritje zëri në Komision.

    Kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha tha se i kishte ftuar të raportonin ndaras, ndërsa deputeti i PDK-së, Elmi Reçica fillimisht nisi replikat me Sveçlën.

    Sveçla dhe Mehmeti do të raportojnë lidhur me veprimet policore në veri të Kosovës si dhe çështje tjera relevante të sigurisë dhe mbrojtjes.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!