Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot në seancën e Kuvendit të Kosovës para deputetëve kur dhe po diskutohet puna dy-vjeçare e Qeverisë Kurti ka thënë se qasja destruktive e Serbisë ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar, shkruan Reporteri.net.
Ministri Sveçla ka thënë se përgjatë këtyre dy viteve në veri ka arritur që të ndalojnë mbajtjen e referendumit të Serbisë.
Këtu si sukses, ministri Sveçla ka përmendur edhe regjistrimin me targa “RKS”.
“Qasja e Serbisë karshi Kosovës nuk ka ndryshuar. Përgjatë këtyre dy vjetëve, jemi ballafaquar si dy shtete me Serbinë. Në kontekst të kësaj, kemi ndaluar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë. Kemi mundësuar regjistrimin me targa RKS, ndërsa targat e regjimit të Millosheviqit po dorëzohen e zëvendësohen”, tha Sveçla.
Po ashtu, Sveçla tha se gjatë qeverisjes dy vjeçare, janë mbyllur 16 rrugë ilegale në veri të Kosovës, janë shkatërruar 83 grupe kriminale, dhe janë konfiskuar disa tonë me lëndë narkotike.
Sipas tij, institucioneve të sigurisë iu nevojitet përkrahje më e madhe, por Sveçla garantoi që do të luftohet krimi dhe korrupsioni.
“Institucioneve të sigurisë iu nevojitet përkrahje më e madhe. Por, unë mund të ju garantoj që krimi dhe korrupsioni do të vazhdojnë të luftohet në çdo cep”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.