×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    Ministri Sveçla refuzon të përgjigjet kur pyetet se çfarë ka bërë për sigurimet shëndetësore të Policëve

    Reporteri
    27 Korrik 2024 | 10:30

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen e gazetarëve se çfarë ka bërë Qeveria për çështjen e sigurimeve shëndetësore për Policinë e Kosovës.

    Kreu i MPB-së nuk ka dhënë përgjigje kur është pyetur nga gazetarja me arsyetimin se s’është momenti për të folur për një problematikë të tillë, edhe pse aktiviteti lidhej me nderimin e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, i cili ishte vrarë në krye të detyrës.

    “Sot është dita e krenarisë, dita e lavdisë, dhe do të mbetemi aty, faliminderit”, i është përgjigjur ministri Sveçla gazetares dhe më pas është larguar, që shihet më poshtë në videon e publikuar nga kallxo.com.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!