×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri turk dhe komandanti i KFOR-it flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

    Reporteri
    06 Shtator 2024 | 14:23

    Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

    Bëhet e ditur se Ulutash dhe Fidan ndër të tjera folën për situatën e sigurisë në Kosovë por edhe për aktivitetet e KFOR-it.

    “Ata shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit të sigurisë, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së. Gjeneralmajor Özkan Ulutaş theksoi kontributin e gjatë të Turqisë për KFOR-in dhe për stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.

    Përveç Ulutashit, ministri turk deri më tani u takua edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!