“Problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhen vetëm me dialog”, ka deklaruar ministri turk, Hakan Fidan.
Fidan tha kështu pas takimit me ministren, Donika Gërvalla, teksa ka përmendur benefitetet me përmirësimin e kushteve të sigurisë, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Me përmirësimin e kushteve të sigurisë do të hapet një hapësirë më e gjerë për dialogë dhe diplomaci. Në këtë kontekst ne besojmë se problemet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhen vetëm me dialog”, ka thënë ministri turk.
Përveç mbështetjes së Turqisë për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, Fidan ka theksuar edhe mbështetjen e tyre për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“Ne mbështesim përpjekjet për të arritur normalizimin mes dy vendeve. Ne si Turqi, ofrojmë mbështetje dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në trajnime dhe armatime. Ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe në të ardhmen”, u shpreh tutje ministri.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.