Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka shpalosur detaje nga takimi i sotëm me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Teksa ka shpërndarë disa fotografi gjatë takimit, ministri shqiptar ka treguar se me Kurtin kanë vendosur theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët, për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
“Sot në Kosovë për të folur për ato ura që na lidhin, e të tjera që duhet të shtojmë në rrugëtimin tonë të përbashkët. Në takimin tejet të hapur e miqësor me Kryeministrin Albin Kurti vendosëm theksin në forcimin e bashkëpunimit në rrafshin e mbrojtjes, stabilitetin rajonal dhe ndërveprimin e domosdoshëm me aleatët tanë për një konsolidim të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar Vengu në Instagram.
Teksa në përfundim, ministri shqiptar ka theksuar se investimet e përbashkëta në mjete dhe kapital njerëzor, janë një kontribut në sigurinë kolektive.
Pas takimit me Kurtin, Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci e ka pritur me ceremoni zyrtare homologun e tij shqiptar, Pirro Vengu.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.