×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita zyrtare

    Ministri Vengu pritet me ceremoni nga Maqedonci

    Reporteri
    30 Gusht 2024 | 10:24

    Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

    Me ç’rast, Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci e ka pritur me ceremoni zyrtare homologun e tij nga Shqipëria, Pirro Vengu, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Paraprakisht, Vengu ishte në një takim me kryeministrin Albin Kurti, ku u tha se kanë biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në çështjet e sigurisë, por edhe për iniciativën e ndërmarrë nga qeveria në Prishtinë për hapjen e urës së Ibrit.

    /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!