×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Vitia dhe myftiu Tërnava takohen pas pak për të vendosur për faljen e xhumasë dhe namazet tjera

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 10:18

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të takohet sot me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava për të vendosur në lidhje me faljen e namazit të xhumasë dhe namazeve tjera për shkak të rrezikut nga pandemia Covid-19.


    Ahmet Sadriu ka treguar se takimi do të mbahet në orën 10:30.

    “Takimi është caktuar të mbahet sot në orën 10:30”, ka thënë Sadriu.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dje në një konferencë të jashtëzakonshme ka pohuar se do të koordinohet me BIK-un për një vendim.

    “Me Bashkësinë Islame do të vëmë kontakt qysh sot dhe do të koordinohemi në këtë drejtim në më të mirën e qytetarëve dhe besimtarëve në këtë rast”, ka thënë Vitia.

    Bashkësia Fetare Islame në Maqedoni ka vendosur që namazi i xhumasë të falet në xhami, derisa namazet tjera besimtarët t’i kryejnë në mënyrë individuale në shtëpitë e tyre.

    Deri tash, në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë pacient i infektuar me koronavirus.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!