×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Vitia kishte nënshkruar lirimin nga karantinimin në konvikte të shumë personave për çështje psikiatrike, por jo edhe të 26 vjeçarit Musliu

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 16:30

    26-vjeçari Agon Musliu ka gjetur vdekjen duke u hedhur nga kati i katërt i karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, pasi ishte kthyer nga Gjermania. Nga vetë ai por edhe nga prindi i tij u ishte bërë kërkesë institucioneve për mosmbajtje në karantinë, pasi djali kishte probleme shëndetësore, por kjo nuk ishte marrë parasysh.


    Babai i Agonit, Naimi në një intervistë në media sot tha se kishte edhe dokumente se djali i tij nuk ishte mirë me shëndet, dhe të njëjtat ua kishte paraqitur edhe institucioneve. Ai tha se Agoni kishte problem me veshkë, e edhe stres.

    Se Agoni kishte probleme shëndetësore u dëshmua edhe me një dokument, që Ministria e Shëndetësisë thotë se nuk është i tyre, por i Ambasadës së Kosovës në Gjermani, e siç merr vesh Reporteri e posedon edhe Ministria e Brendshme.. Por në fund të fundit, Ambasada e Kosovës në Gjermani e kujt është është dhe a do të duhej që Ministria e Shëndetësisë të bashkëpunonte me ambasadat nga vijnë të kthyerit që karantinohen në Kosovë.

    Agonit iu refuzua lirimi nga karantina në Qendrën e Studentëve, dhe ai kur e pa se nga aty s’po mund të dilte i gjallë siç vetë insistoi, zgjodhi të dalë i vdekur.

    Por, njejtë Ministria e Shëndetësisë nuk kishte vepruar me shumë persona të tjerë që ishin kthyer nga jashtë shtetit.

    Tashmë ekziston një dokument i nënshkruar nga vetë ministri Arben Vitia, ku ishin liruar disa persona për çështje psikiatrike. Ata ishin liruar nga karantina në Qendrën e Studentëve, për në shtëpi, me rekomandimin se duhet të vetë-izolohen. Edhe Agoni e edhe prindi i tij me ngulm e kishte kërkuar këtë mundësi, por kjo i ishte refuzuar. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!